Aksidentohen dy vetura në lëvizje

Aksidentohen dy vetura në lëvizje

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në fshatin Penuhë të Podujevës.

Në këtë aksident mbetën të lënduar katër persona.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ne aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka pohuar se personat e lënduar janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media