Aksident komunikacioni, dy të vdekur

Trupat e pajetë dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 04:10 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku kanë humbur jetën dy persona.

“Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Opel Tigra me targa vendore ( E.M m/sh/k 27 vjeçar ) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin, del nga rruga dhe dhe godet një shtyllë, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri, sipas mjekëve, kishin pësuar lëndime të rënda trupore, ku e si pasojë, ngasësi i automjetit ka ndërrue jetë në emergjencën e Ferizajt, kurse pasagjeri është dërguar në QKUK Prishtinë dhe pas një kohe jemi informuar se i njejti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunum me Prokurorin e Shtetit./21Media

Back to top button