Gruaja humbi kontrollin mbi veturën

Gruaja humbi kontrollin mbi veturën

Një foshnje ka humbur jetën dhe një grua ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në fshatin Gorancë të Hani i Elezit.

“Derisa drejtuesja femër shtetase shqiptare ka qenë duke e ngarë veturën e saj, vozitësja e veturës ka humbur kontrollin mbi veturën e saj, duke dalë nga rruga. Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës dhe një foshnje që ishte ne veturë. Si pasojë e lëndimeve foshnja ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar policia.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjes është dërguar për autopsi./21Media