Aksidenti i dytë me fatalitet gjatë ditës së sotme

Aksidenti i dytë me fatalitet gjatë ditës së sotme

Në një aksident trafiku të ndodhur sot me 08.07.2018 rreth orës 14:35 minuta në hyrje të Shtimes , një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore. E lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.