Dy të tjerë mbetën të lënduar

Dy të tjerë mbetën të lënduar

Një aksident është regjistruar në aksin Kukës-Morinë dhe për pasojë ka humbur jetën një person.

Policia ka bërë të ditur se shtetasi me inicialet P.M., banues në Fushë-Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit, ku për pasojë ka dalë nga rruga, duke gjetur vdekjen.

Në këtë aksident janë plënduar rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Të lënduarit pasi kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit, po dërgohen për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e ngjarjes./21Media