Aksident me fatalitet në Drenas

Vdiq kombësorja pasi u godit nga vetura

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:10, në fshatin Korroticë të Ulët në Drenas. Në aksident ishte e përfshirë një veturë që ka goditur një këmbësore, ku si pasojë e lëndimeve të marra viktima ka vdekur në QKUK.

Rastin për 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

”Në ora 18:10, në fshatin Koreticë Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi. /21Media 

Back to top button