Aksident me fatalitet në Lipjan

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Sipas Policisë tashmë i ndjeri ishte aksidentuar me veturën e tij, me një veturë të parkuar.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në Ambulancën e Lipjanit.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar veturën, në rrethana të panjohura është aksidentuar me një veturë të parkuar. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Ambulancën në Lipjan ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button