Viktima ndërroi jetë në QKUK

Viktima ndërroi jetë në QKUK

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në fshatin Bubavec të Malishevës.

Sipas policisë aksidenti kishte ndodhur pasditën e 9 tetorit, ku mbetën të lënduara dy pasagjere.

Më 10.10.2019 nga QKUK është informuar se njëra nga viktimat ka vdekur”, ka konfirmuar policia.

Vozitësi mashkull K-Shqiptar me veturë nga pakujdesia ka goditur një shtyllë elektrike. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy pasagjeret femra K-Shqiptare.

Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në obduksion dhe pritet rezultati i shkaktarit të vdekjes së viktimës.

Po ashtu dje një foshnje ka humbur jetën dhe një grua ka mbetur e lënduar në fshatin Gorancë të Hani i Elezit në një aksident komunikacioni./21Media