Një i moshuar ka mbetur i vdekur

Një i moshuar ka mbetur i vdekur

Një aksident sot rreth orës 16:00 ka përfunduar me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur tek Santea ku një këmbësor  moshës 65 vjeç është goditur nga një veturë e tipit BMW, dhe ka mbetur i vdekur në vendngjarje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin për rtv21.tv.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku kane qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW.  Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori V.M. mashkull 65 vjeç i cili nuk ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Lidhur me ketë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B 25 vjeç, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut.”./21Media

Image may contain: one or more people, flower, tree, plant, car and outdoor