Aksident me fatalitet në Prizren

Vdiq pasagjeri pasi vetura u përplas në një mur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 në Prizren.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte përplasë në një mur. Si pasoj e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari (ngasësi) kishte marr lëndime trupore ku dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button