Aksident me fatalitet në Suharekë

Humbë jetën një person

Sot në orët e hershme të mëngjesit është raportuar një vetaksident trafiku me fatalitet në hyrje të Suharekës.

Sipas policisë rajonale të Prizrenit aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prizren –Suharekë, në hyrje të Suharekës. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion./21!Media

Back to top button