Aksident me fatalitet 

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion në rrugën nacionale Leshak-Mitrovicë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 01:50.
“Një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, për shkaqe të panjohura kishte humb kontrollin mbi veturë, dhe ishte përplasur në mbrojtëset metalike të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra drejtuesi i veturës kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni varrimi.
Vetëm djë kanë ndodhur edhe 96 aksidente të tjera në komunikacion. 30 prej tyre me të lënduar ndërsa 66 vetëm me dëme materiale.

Back to top button