Aksident me të lënduar në fshatin Krushë e Madhe

Policia jep detaje

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec, shkruan rtv21.tv

Të lënduar kanë mbetur katër persona të cilët sipas mjekut janë jasht rrezikut për jetë.

“Me datë 10.12.2019 në ora 16:30 stacioni policor në Rahovec ka marr informacion për një aksident komunikacioni të ndodhur në fshatin Krushë e Madhe. Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku janë të involvuara dy automjete udhëtarësh me çrast kanë mbetur të lënduar katër persona të cilët sipas mjekut janë jasht rrezikut për jetë”, ka thënë për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Rasti po hetohet nga njësiti rajonal i komunikacionit rrugor./21Media

Back to top button