Aksident i rëndë në Prejlep të Deçanit

Aksident i rëndë në Prejlep të Deçanit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Prejlep të Deçanit. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe gjenden në spitalin rajonal të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra. Deklaroi se sipas informacioneve të para, ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Ndërsa prokurori Ersan Qavolli tha për kallxo.com se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur njëra nga veturat ka hyrë në tejkalim duke i zënë rrugën veturës tjetër.

Prokurori shtoi se nuk ka dëshmitarë lidhur me rastin, por që do të shikohen kamerat që mbulojnë atë pjesë ku ka ndodhur aksidenti.

Gjersa Ibra u shpreh se njësitet e komunikacionit rrugor të Policisë Rajonale gjenden në vendin e ngjarjes./21Media