Aksident me të lënduar

Aksident me të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar eshte raportuar rreth orës 19:30, i ndodhur në një rrugë lokale të Skenderajt.

Lajmin për portalin rtv21 e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Të perfshira në aksident tri vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara katër persona kane kërkuar tretman mjekësor. Sipas gjendjes faktike dhe rrethanave shkaktar i aksidentit konsiderohet të jet mos mbajtja e distancës ndërmjet veturave të përfshira në aksident.”, ka deklaruar Zahiti./21Media