Aksident me të lënduar, vetura gjatë tejkalimit godet shtyllën elektrike

 

Një person ka thyer këmbën nga një aksident që ka pësuar me veturë! Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në fshatin Rogovë të Gjakovës. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Të aksidenti ka ardhur përderisa vozitësi i cili ka pësuar lëndime gjatë tejkalimit përfundon duke goditur një shtyllë elekrtike.

“Në fshatin Rogovë ka ndodh aksident trafiku në mes dy veturave të cilat ishin duke lëvizur në drejtim të fsh Romajë, ku gjatë tejkalimit vozitësi humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe del nga rruga duke goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa dëmton veturën të cilën kishte qenë duke e tejkaluar. Nga ky aksident pëson lëndime të rënda (frakturë në këmbë) vet shkaktari i aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /21Media

Back to top button