Aksident mes dy veturave dhe një autobusi në Pejë
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sonte rreth orës 18:40 në rrugën ‘Beteja e Loxhës’ në Pejë.
Për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe një autobus i cili ishte i parkuar.
“Sot rreth orë 18:40, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ” Beteja e Loxhës” në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy (2) vetura dhe një autobus i cili isht i parkuar, si pasojë e aksidentit dy (2) persona kanë pësuar lendime trupore”, tha Rugova.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, dhe sipas ekipit mjekësor, të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë./21Media