Aksident mes tri veturave, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të premten në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Vragoli, ku ka mbetur i lënduar një person.
Lajmin përportalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka njoftuar se njësitet policore po merren me aksidentin./21Media

Back to top button