Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm

Shpejtësia e madhe e një makine në pikë pagesën Gostivar – Tetovë i mori jetën një gruaje 51 vjeçare nga Kërçova, ndërsa mbeten  të lënduar edhe katër të tjerë. Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 06:45 minuta.

Dëshmitarët e rastit tregojnë se si erdhi deri te ky aksident.

“Në orët e hershme të mëngjesit në ora 06-43 minuta dy vetura, vetura e parë Tuarek me targa të Dibrës, ku kanë qenë me katër udhëtar në veturë, duke bërë pagesën e rregull rrugore, ku pas kësaj ka ardhur një veturë me targa të Ohrit Mercedes, por e Kërçovës, nga shpejtësia ka arritur të ndodh ky aksident me pasoja tragjike. Por sipas kamerave tona në pikën pagesore, shpejtësia ka qenë marramendëse”, u shpreh përgjegjësi i pagesës rrugore, Gostivar – Tetovë, Berzah Bejtullahu.

Për shkak të dëmit të madh të shkaktuar në vetura, si pasojë e goditjes së fortë,  personat e lënduar janë nxjerrë nga veturat me ndihmën e zjarrfikësve.

“Me mjetet tona speciale hidraulike kemi prerë derën ku edhe nxjerrë shoferin, por për fat të keq kishte ndërruar jetë. Mirëpo duhet të theksuar se gjatë aksidentit ka mundur të ndodh edhe një tragjedi më madhe ku në Mercedes, shpërtheu edhe zjarri, por përdorëm aparate kundër zjarrit dhe ndalem fatmirësisht”, potencoi Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve të Tetovës, Uka Aliti.

Për aksidentin fatal foli edhe sektori i Punëve të Brendshëm të Tetovës.

“Në aksidentin kanë marrë pjesë dy automjete, një Mercedes me targa të Ohrit të cilin e ka drejtuar 51-vjeçarja nga Kërçova, dhe “Volksëagen Tuareg” me targa të Dibrës, të cilin e ka drejtuar 37-vjeçari nga Dibra. Gjatë ndeshjes vozitësi i Mercedesit ka marrë lëndime të rënda trupore, shkaku i të cilave ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse vozitësi i Volkswagen-it dhe bashkudhëtarët që kanë qenë në makinën kanë marrë vetëm lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin e Tetovës”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tetovë, Marjan Josifovski.

Katër personat e lënduar, janë shtrirë në spitalin e Tetovës.  Ata janë jashtë rrezikut për jetë.

“Në departamentin tonë janë sjell katër pacient dhe të gjithë janë të shtrirë në departamentin tonë. Por pas ekzaminimeve të bëra është vërtetuar për lëndime trupore, por jashtë rrezikut për jetë. Tani janë të shtrirë dhe jepet  përkujdesja mjekësore e nevojshme për gjendjen e tyre”, theksoi mjeku kujdestarë në Spitalin e Tetovës, Ilber Besimi.

Në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit ka dalë prokuroria për të kryer hetime për zbardhjen e rastit. Trupi i pa jetë është dërguar për abduksion./21Media