Një tjetër në gjendje të rëndë

Një tjetër në gjendje të rëndë

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë lajm e ka dhënë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“Ka ndodhur një aksident fatal në Autostradën “Ibrahim Rugova” afër Peqanit. Dy janë të vdekur, 4 të lënduar dhe një në gjendje të rëndë.Të gjithë janë shtetas të Shqipërisë”, ka thënë Muharremaj përmes në llogarinë e tij “Facebook”

Ai tha se ndodhen në në vendin e ngjarjes dhe të gjitha ekipet emergjente janë atje.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të detajeve rreth këtij aksidenti.

Kujtojmë se dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Gjilan-Ferizaj./21Media