Aksident në Brezovicë, burri bie nga teleferiku

Personi është jashtë rrezikut për jetë

Një person ka marr lëndime trupore pasi është rrëzuar nga teleferiku në Qendrën e Skijimit në  Brezovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Agim Gashi nga Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt.

Sipas tij, Policia dhe qytetarët së bashku e kanë e kanë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë dhe pas një kohe është përcjellë në Ferizaj.

“Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Personi është rreth 30 vjeçar”, ka thënë Gashi./kallxo

Back to top button