Dy persona të lënduar

Dy persona të lënduar

Vetura e tipit Landrover është rrokullisur pas vetaksidentimit, duke rënë për disa metra.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i cili ka deklaruar se dy persona janë të lënduar, dhe pas dhënies së ndihmës së parë në Shtërpcë, ata po dërgohen në spitalin e Ferizajt.

Ekipet policore dhe mjekësore tanimë janë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rastin./21Media