Aksidenti ka ndodhur te Qafa e Buallit

Aksidenti ka ndodhur te Qafa e Buallit

Katër persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur Qafa e Buallit, ku një makinë “Fuoristradë” ka humbur kontrollin pas parakalimit të një kamionit. Mësohet se dy prej të plagosurve janë dërguar me helikopter në Tiranë, ndërsa dy të tjerë në spitalin rajonal të Bulqizës.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./oranews