Në aksident janë përfshirë tri vetura

Në aksident janë përfshirë tri vetura

6 persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Aksidentin për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut.“, ka thënë Ahmeti./21Media