Aksident në Fushë Kosovë, ka të lënduar

Një person u dërgua në QKUK

Një aksident trafiku ndërmjet një motori dhe një veture ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Rastin për portalin 21Media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:30, në rrugën F.Kosovë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një motori dhe një veture. Një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK”, ka thënë Krasniqi./21Media

 

Back to top button