Aksident në Fushë Kosovë, një i lënduar rëndë

Vetura del nga rruga

Një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojat metalike të rrugës, me ç’rast një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ky aksident ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në fshatin Uglarë të Fushë Kosovës.

Sipas policisë, vetura është aksidentuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ./21Media

Back to top button