Aksident në Greqi, vdiq 40 vjeçari

Ngjarja ka ndodhur zonën Sindos të Selanikut

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje, pasi motori me të cilin ai po udhëtonte është përplasur me një makinë që ishte duke u drejtuar po nga një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Sindos të Selanikut perëndimor rreth orës 20:30 të së mërkurës, në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.

Makina me të cilën është përplasur 40-vjeçari me motoçikletë ishte duke u drejtuar nga një 21-vjeçar.

Autoritetet helene po hetojnë në lidhje me shkaqet e aksidentit./oranews

Back to top button