Sipas policisë vetura është përplasur me mbrojtëse të rrugës

Sipas policisë vetura është përplasur me mbrojtëse të rrugës

Një grua 50 vjeçare ka vdekur, ndërsa katër persona tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Klinë e Mesme.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, një veturë me targa vendore dhe në rrethana ende të panjohura është përplasur me mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën pasagjerja rreth 50 vjeçare, ndërsa katër persona të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim.

Me hetimin e rastit po merren hetuesit e aksidenteve të Trafikut Rajonal të Drejtorisë Rajonale të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.