Aksident në Lezhë, pesë persona të lënduar

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës

Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e së hënës, në superstradën Lezhë-Laç. Ngjarja ndodhi kur dy automjete janë përplasur midis tyre në urën mbi lumin Mat, një Ford Focus me një mjet tip Golf.

Policia sqaron se nga ky aksident janë lënduar tre banorë të Shkodrës, të cilët udhëtonin në mjetin tip Ford Focus dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë,  dy banorë të Tiranës janë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./oranews

Back to top button