Aksident në Lluzhan, katër të lënduar

Policia po e heton rastin

Një aksident trafiku ka ndodhur në Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë janë lënduar katër persona.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme. Në këtë aksident janë të përfshirë tri vetura.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se në këtë aksident katër persona janë lënduar, ndërsa që të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKU.

Sipas saj, policia po e heton rastin.

Back to top button