Dy të tjerë mbetën të lënduar

Dy të tjerë mbetën të lënduar

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku sot në magjistralen Lipjan-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur në ora 11:50, në rrugën Lipijan-Shtime, janë të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe një tjetër ka ndrruar jetë”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se nga mbrëmë deri sot në mesditë në rrugët e Kosovës humbën jetën 5 persona.

Dy persona kanë humbur jetën mbrëmë në rrugën Gjilan-Ferizaj. Dy të tjerë sot në autostradën “Ibrahim Rugova”./21Media