Aksident në magjistralen Prishtinë- Pejë, shtatë të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë përkatësisht në Arllat.
Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orën 14:00, derisa shtatë persona janë lënduar lehtë.
“Rreth orës 14:00 në Arllat, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta 7 persona. Njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin”, ka thënë Kelani./21Media

Back to top button