Gjashtë persona janë lënduar

Gjashtë persona janë lënduar

Një shtetas shqiptar nga Tirana, ka humbur jetën e ndërsa 6 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të shtunën në Mal të Zi  Aksidenti tragjik ka ndodhur në Tivar të Malit të Zi, në orët e para të mëngjesit dhe lajmi është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj që citojnë autoritetet lokale.

Mediat njoftojnë se viktima është Enes Rama, 29 vjeç nga Tirana, derisa bashkë me të udhëtonte edhe një shtetas tjetër, me inicialet R.R, i cili ka mbetur i lënduare rëndë.

Mësohet se mjeti i Enes Ramës është përplasur me një makinë tjetër. Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa policia ka nisur hetimet.