Aksident në Maliq, një person në gjendje të rëndë

Viktima u dërgua në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Zvezdë në Maliq të Shqipërisë.

Mësohet se shtetasi I.H banues në Elbasan ka përplasur këmbësoren R. Xh., rreth 40 vjeçe, banuese në Zvezdë.

E aksidentuara u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për ndriçimin dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./oranews

Back to top button