Viktimat u dërguan në spital

Viktimat u dërguan në spital

Një aksident trafiku ndërmjet një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në kryeqytet.

Në këtë aksident mbetën të lënduar dy persona.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që ndodheshin në motoçikletë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” afër Parkut të Qytetit.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka pohuar se me rastin po merret njësia e trafikut./21Media