Aksident në Mitrovicë, vdes një 45 vjeçare

Një femër 45 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë në zonën e Tunelit të Parë.

Sipas zëdhënësit të PK, Avni Zaiti, në aksident është përfshirë vetëm një veturë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin ndaj automjetit me c’rast ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.

Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Ndërsa trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Back to top button