Aksident në Mitrovicë

Pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë dyshohen të jenë shkak i aksidentit

Shtatë persona janë lënduar si rezultat i një aksidenti që ka ndodhur dje në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.

Në këtë aksident që ka ndodhur dje, ishin përfshirë dy vetura, ndërsa dyshohet se deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull k-shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull k-shqiptar.

“Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit dhe pesë pasagjerë, tre meshkuj dhe dy femra k-shqiptare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./21Media

17800309_1213339308763873_4824470871351266474_n

Back to top button