Aksident ndërmjet tri veturave

Aksident ndërmjet tri veturave

Tre burra dhe një grua kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Podujevë.

Siç ka njoftuar policia, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 49 aksidente trafiku. Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Kosovës nga 49 aksidente, 20 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 29 vetëm më dëme materiale./21Media