Automjeti hyri në dyqan

Automjeti hyri në dyqan

Policia njofton se sot rreth orës 07:00, në lagjen Kodra e trimave, në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast një automjet, për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një dyqan.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

”Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky  aksident trafiku. Lidhur me këtë rast njësiti i trafikut ka shoqëruar në stacion policor ngasësin e automjetit i cili aktualisht është duke u intervistuar”, njofton policia.

Sipas njoftimit të policisë, rasti do të  procedohet më tutje konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit./21Media