Viktima është dërguar për tretman mjekësor

Viktima është dërguar për tretman mjekësor

Një vajzë me inicialet A.Xh 19 vjeçare, ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 12:20, në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident ka qenë e përfshirë një veturë si dhe këmbësorja.

“Në orën 12: 20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën ‘Eqrem Çabej’, në Prishtinë. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një këmbësore. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja A.Xh 19 vjeç, e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq lidhur me rastin po merret Njësiti i trafikut.