Aksident në Prishtinë, një i lënduar

Një person është lënduar në një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur sot në ora 08:00, ku janë përfshirë dy automjete.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Borovci tutje ka njoftuar se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./21Media

Back to top button