Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor

Këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor

Një këmbësor është lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, sipas së cilës këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 16:30,në rrugën Bajram Kelmendi ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti në lëvizje dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili eshte derguar per tretman mjekesor.”, konfiormoi Ahmeti.

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media