Tre të tjerë mbetën të lënduar

Tre të tjerë mbetën të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Gllarevë.

Policia ka njoftuar se në këtë aksident ishin të përfshira një automjet i markës “Opel” me targa vendore i drejtuar nga i dyshimti dhe një motokultivator i drejtuar nga viktima, ku si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor, i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, ndërsa tre persona janë lënduar dhe të njëjtit pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit rajonalë për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rastin në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të të njëjtit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në murgun e spitalit rajonal në Pejë.

Po ashtu dje rreth orës 15:00, në rrugën “Shkelzen Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka humbur jetën një 27 vjeçar./21Media