Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:30

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 10:30

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Skenderaj, që ka ndodhur sot rreth orës 10:30. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura civile.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara, pesë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj, më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.”, ka deklaruar Zahiti./21Media