Aksident në Veternik, katër persona të lënduar

Pesë vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur rreth orës 18:00 në Veternik të Prishtinës

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se nga ky aksident janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Veternik, në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete ku janë lënduar 4 persona, njësia është duke u marr me rastin”, ka thënë Flora.

Më poshtë keni video të këtij aksidenti të siguruar nga RTV21./21Media

https://www.dailymotion.com/video/x6ycz4o

Back to top button