Aksident në Veternik, lëndohet një person

Një aksident trafiku është regjistruar sot rreth orës 08:15, në Veternik të Prishtinës.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Ai ka bërë të ditur se tri vetura dhe një autobus janë përfshirë në aksident, dhe si pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti./21Media

Back to top button