Aksident në Vushtrri, 4 të lënduar

Në aksident ishin të përfshira dy vetura

Katër persona janë lënduar në një aksident i cili ka ndodhur mbrëmjen e sotne, në rrugën nacionale Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Debërllukë të Vushtrrisë.

Lajmin për 21Media e ka konfrimuar zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile ku të lënduar kanë mbetur katër persona”, ka thënë Zahiti. /21Media

Back to top button