Aksident në Vushtrri, 6 të lënduar

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura

Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot gjatë orës 17:25  në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, ku si pasojë 6 persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë.

Lajmin për rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti./21Media

Back to top button