Aksident mes një veture dhe një motoçiklete

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete

Një person ka vdekur në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në magjistralen Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Zaim të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Në këtë aksident janë të përfshira një automjet dhe një motoçiklist. Me këtë rast motoçiklisti pëson lëndime të rënda trupore dhe me ndihmën e autoambulancës dërgohet në Emergjencën e spitalit të Pejës, ku sipas konfirmimit të këtyre të fundit viktima G.Z. i lindur në vitin 2001 ka ndërruar jetë”, tha Ibraj.

Ai njoftoi se ngasësi i automjetit është arrestuar, për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore./21Media