Aksident trafiku, dy të lënduar

Sipas policisë aksidenti u shkaktua si pasojë e pakujdesisë

Dy persona janë lënduar në Fushë Kosovë si pasojë e një aksidenti të komunikacionit, njofton të shtunën Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 23:20, kur një person derisa ishte duke drejtuar motoçikletën. “Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Si pasojë lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor./21Media

Back to top button